Bardhi Konfirmon: Hyrja Në Big Brother VIP Albania 3!

Bardhi - Big Brother VIP Albania 3

Rap-artisti shqiptar Bardhi ka bërë një njoftim të papritur që pa dyshim do të ndezë emocionet e fansave të tij.

Të premten, në një koncert të mbushur me energji dhe pasion në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, ai konfirmoi ndër të tjera se do të jetë pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania” nga Ledion Liço.

Ndërsa përshëndeti publikun që e ka përcjellë me dashuri që në fillimet e karrierës së tij, Bardhi ndau lajmin se gjatë vitit 2024 ai do të qëndrojë më shumë në Shqipëri.

Por arsyeja e kësaj prani më intensive nuk është vetëm për koncerte dhe projekte muzikore, por edhe për pjesëmarrjen e tij në spektaklin e madh televiziv të “Big Brother VIP Albania”.

Artisti e njoftoi këtë ndryshim në rrugëtimin e tij artistik me fjalët: “Jam borxhli t’ju tregoj edhe po e shfrytëzoj rastin t’ju them se jam pjesë e Big Brother VIP Albania 3”.

E menjëherë pas kësaj, reperi nisi të interpretonte hitin “Betohemi”, i cili e bëri të famshëm në të gjitha trevat shqiptare.

Kjo hapësirë e re do të jetë një kthesë interesante në karrierën e tij si artist, duke i ofruar mundësinë të tregojë anët më të ndryshme të personalitetit të tij, larg skenës muzikore dhe në një mjedis të ndryshëm ku raportet njerëzore dhe përballja me sfidat e përditshme janë në qendër të vëmendjes.

Ledion Liço
Ledion Liço

Ndërkohë, vet faqja zyrtare e spektaklit BBVA, njoftoi para pak ditësh se edicioni i tretë do të fillojë më 13 janar dhe se prezantures do të jetë kësaj here, Ledion Liço.

Related Posts

“Big Brother VIP 5” së shpejti në Top Channel, emrat që po përfliten

Në një kohë kur kemi vetëm një muaj që Big Brother Vip Albania mbylli me sukses edicionin e katër, puna mesa duket ka nisur për një tjetër…

Big Brother VIP

Big Brother VIP Albania 4 – Episodi 7, 11 Janar 2025

Big Brother VIP Albania 4 – Episodi 7, 11 Janar 2025 Këtu mund ta shikoni Kanali 1 LIVE – Big Brother Albania VIP. Big Brother Albania VIP…

Big Brother VIP Albania 4

Big Brother Vip Albania Live – Shiko Online Live 24/7

Big Brother Vip Albania Live – Shiko Online Live 24/7 KANALI 1 HD KANALI 1 OKRU KANALI 2 HD KANALI 2 OKRU Ne qoftese keni probleme me…

Big Brother VIP 4

Tashmë zyrtare, data e nisjes së “Big Brother VIP 4”

Një lajm i mirë për të gjithë publikun sapo ka ardhur! Më në fund kemi një datë zyrtare se kur do të fillojë spektakli më i dashur…

Big Brother VIP Albania 4

LIVE – Big Brother VIP Albania 3 Prime – Episodi 7

LIVE – Big Brother VIP Albania 3 Prime – Episodi 7 KANALI 1 HD KANALI 1 OKRU KANALI 2 HD KANALI 2 OKRU Ne qoftese keni probleme…

Heidi i tregon debatet e ditës Romeos

“Të kisha fjetur me ty do isha më rehat”/ Heidi i tregon debatet e ditës Romeos