Tashmë zyrtare, data e nisjes së “Big Brother VIP 4”

Big Brother VIP 4

Një lajm i mirë për të gjithë publikun sapo ka ardhur! Më në fund kemi një datë zyrtare se kur do të fillojë spektakli më i dashur për të gjithë shqiptarët, “Big Brother VIP 4”!

Teksa të gjithë po e prisnim me padurim, tashmë është bërë publike data e nisjes së këtij ‘reality show’ kaq të ndjekur. Shtëpia më e famshme në Shqipëri do të hapë dyert më 21 dhjetor!

Publiku po pret me padurim nisjen e spektaklit të madh të “Big Brother VIP”, i cili kësaj radhe do të vijë me ndryshime. Përveç banorëve VIP, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë, të cilët dëshirojnë që të ndajnë historitë e tyre.

Gjithashtu publiku ka nisur edhe me hamendësimet se kush mund të jenë personazhet e njohur që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri e që do të ndiqen 24/24 në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb.

Vetëm pak ditë më parë, u bënë publike dhe emrat e opinionistëve të cilët do të jenë këtë edicion në ekranin e Top Channel. Arbër Hajdari kthehet për të katërtin vit radhazi në poltronin e opinionistit dhe risia këtë herë është Neda Balluku, së cilës po ashtu i besohet ky rol i rëndësishëm. Megjithatë, do të na duhet të presim edhe fare pak ditë për të zbuluar gjithçka…

Related Posts

Big Brother VIP

Big Brother VIP Albania 4 – Episodi 7, 11 Janar 2025

Big Brother VIP Albania 4 – Episodi 7, 11 Janar 2025 Këtu mund ta shikoni Kanali 1 LIVE – Big Brother Albania VIP. Big Brother Albania VIP…

Big Brother VIP Albania 4

Big Brother Vip Albania Live – Shiko Online Live 24/7

Big Brother Vip Albania Live – Shiko Online Live 24/7 Ketu Mund ta Shikoni Kanali 1 LIVE – Big Brother Albania VIP Kanali 1 LIVE – Big Brother…

Big Brother VIP Albania 4

LIVE – Big Brother VIP Albania 3 Prime – Episodi 7

LIVE – Big Brother VIP Albania 3 Prime – Episodi 7

Heidi i tregon debatet e ditës Romeos

“Të kisha fjetur me ty do isha më rehat”/ Heidi i tregon debatet e ditës Romeos

Ilnisa për Gazin: Ai po denigron figurën e tij… - Big Brother VIP 3

Ilnisa për Gazin: Ai po denigron figurën e tij… – Big Brother VIP 3

Gazi më mallkon, ti puthesh me të

“Gazi më mallkon, ti puthesh me të…”/ Ilnisa sqarohet me Meritonin – Big Brother VIP 3